Berisha, një histori për odën e burrave në kullën e berishajve

PYETJE: Shpallja e Republikës së Kosovës në 17 shkurt 2008, në rrafshin historik është parë si krijimi i një shteti të dytë shqiptar. Në këtë proces Republika Shqipërisë ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm, dhe një 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, për të diskutuar mbi marrëdhënien midis Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës do të bisedojmë me ish kryeministrin zotin Sali Berisha. Zoti Berisha shumë faleminderit që na pritët në zyrën tuaj!
SALI BERISHA: Kënaqësia është e imja.

PYETJE: Do doja menjëherë ta nisja me periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, është koha kur Kosova ndahet për të dytën herë prej Shqipërisë. Viçidoli, fshati ku ju keni lindur pikërisht në këtë kohë në vitin 44, është fare pranë Kosovës. A ishte e pranishme Kosova, kosovarët në familjen tuaj?
SALI BERISHA: Në familjen time, por në të gjithë Tropojën kryetemë e të gjitha bisedave ishte vetëm një, dhe kjo ishte Kosova. Unë kam arritur odën, sepse kulla ime ka patur odë burrash, dhe në odën e burrave çështja më kryesore që diskutohet ishte Kosova. Në familjën time patriarkale burrat nuk qanin kurrë, nuk përloteshin, të paktën jo në prani tonën si fëmijë. Por i kisha parë të përloteshin për Kosovën. Ata kishin në shpirt një brengë të jashtëzakonshme. Diskutimet e tyre nuk ishin për Tiranën, nuk ishin për Durrësin apo Elbasanin, por diskutimet e tyre ishin të gjitha për Prizrenin, Pejën, Gjakovën, Prishtinën, natyrisht kishin një veneracion për Shkodrën sepse i kishte pritur bujarisht kur ishin detyruar të shpërngulen nga hordhitë serbe, kështuqë e gjithë jeta e tyre, i gjithë universi i tyre ishte Kosova. Do të tregoj një ngjarje. Në shtëpinë tonë kishte një bari, ai ishte bariu i deleve dhe gjithë jetën e kalonte me tufën e deleve. Një ditë kthehem nga shkolla dhe shoh se ishin përhapur shumë delet në shpat, dhe i them vetes të shkoj ta ndihmoj, t’ia mbledh. U ngjita përpjetë, i mblodha një pjesë kur e shoh që ishte i ngrirë, i ulur mbi gurë, kishte vënë duart në dy faqe dhe nuk lëvizte. U trëmba se mendova mos ka vdekur. I afrohem me vrap dhe e pyes çfarë ke, mos je i sëmurë? Më thotë, – “Jo Sali nuk jam i sëmurë, po a i sheh ata gurë?” Gurët ishin në qafën e Morinës sa për sqarim. “T’më thotë njëri mua sot a dua ti skuq ata gurë me gjakun tim apo zgjedh Bankën e Shqipërisë, unë më përpara zgjedh të parën se të dytën!” E tregova këtë histori për të thënë se çfarë brenge kishin ata për Kosovën. Një brengë më të madhe se sa vetë ata që ishin në Kosovë, sepse shihnin e flisnin çdo ditë për tokën e tyre të ndaluar, sepse Kosova për t’a ishte bërë tani tokë e ndaluar.

“Kohavision”

Exit mobile version