Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një shkrim të një prej agjencive të lajmit në jug të vendit.
Sipas Jugulajm.net, Leonida Duka, i cili humbi jetën sot, ka vdekur për shkak të urisë.
Denoncimi i plote i ish-Kryeministrit Berisha
Një lajm tragjik dhe aktakuzë e rëndë për narkoshtetin!
Jugulajme raporton vdekjen e tragjike nga uria te banorit te Mamaliajt, Leonidha Duka, vjeç 55.
Ai ishte ngujuar ne karantine pa asnje ushqim.
Narkokryetari monist prej tre muash i kishte hequr ndihmen ekonomike.
Lexoni raportimin e portalit te mirenjohur Jugulajme.net burimi me i pavarur i mediave ne Jugun e vendit!
LAJM I FUNDIT!!!! Zbulohet arsyeja e pabesueshme e vdekjes së 55 vjecarit Leonidha Duka në Memaliaj

Mund te duket teresisht e pabesueshme, por 55 vjecari Leonidha Duka, ka humbur jeten nga uria. Komshinj te tij kane pohuar per Jugulajm.net se 55 vjecari kishte 4 dite i pangrene qe kur Edi Rama vendosi me force vetkarantinimin e te gjithe shqiptareve ne banese pa i dhene zgjidhje personave si Leonidha qe nuk kish asnje te ardhur per te siguruar buken e gojes.
Dy komshinj te tij, kane thene para pak minutash se Leonidha kishte shfaqur shenja te mungeses se te pangrenit pasi qendronte i mbyllur ne shtepi duke zbatuar urdherin e Rames per izolim vetjak ne shtepi. Dje guxoi qe te dilte ne ajer te paster por ra ne shesh dhe pasi mori sherbim mjekesor ne Qendren Shendetesore ne Memaliaj, u dergua ne banese.
Tre muaj me pare kryetari ilegal i Bashkise Memaliaj i zgjedhur nga votimet moniste te 30 qershorit te 2019 Spiros Kuremenos (Gjolek Gucaj) i hoqi trajtimin prej 35 mije lekesh qe Duka perfitonte nga Bashkia si i papune qe ishte dhe i semure. E nderkohe qe Gjolek Guci alias Spiros Kuremenos “gezon” karantinimin e tij ne shtepine e vet ne Tirane si banor i kryeqytetit, njeri prej banoreve te Memaliajt, atij qe i hoqi buken e gojes, humbi jeten pikerisht nga uria dhe vetizolimi i diktuar nga shefi i Spiros Kuremenos alias Gjolek Guci.
LAJM I FUNDIT!!!! Zbulohet arsyeja e pabesueshme e vdekjes së 55 vjecarit Leonidha Duka në Memaliaj