Ish-Kryeministri u ka kërkuar bizneseve të ngrenë padi ndaj atyre që hapën dyert e rezervuarit të Kasharit duke shkaktuar përmbytje dhe një dëm të konsiderueshëm të bizneseve.
“Te dashur miq, pasi permbyti me dore njeriu te gjithe zonen e Bashkise se Vores dhe Tiranes, duke hapur portat e rezervuarit te Kasharit dhe mbyllur me palma kanalet anesore te autostrades Tirane – Durres, Edi Rama vendosi te mbuloje krimin e tij te shemtuar me nje trillim te ulet te padenje edhe per nje gangester ordiner.
Ai, ne kulmin e vershimit dhe te rrezikut nga permbytja te qindra e qindra banoreve ne kete zone, i bente thirrje me tellallet e tij kryetarit te bashkise se Vores z.Fiqiri Ismaili dhe kryetarit te bashkise se Kamzes z.Xhelal Meziu te paraqiten ne krye te detyres, nderkohe qe keta dy qeveritare vendore ne krye te detyres, perballeshin me pasojat e rrebeshit dhe permbytjes ne zonat e tyre.
U bej thirrje banoreve te ketyre zonave dhe bizneseve te ngrene menjehere padi penale dhe civile ndaj tij dhe te gjithe atyre qe u bene pjese me natyren ne fatkeqesine e tyre te madhe materiale”, shprehet Berisha.