Berisha: Nuk i njoh vetes asnjë imunitet, i hapur për çdo hetim

Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh në emisionin “Zonë e Lirë” këtë të premte se, është i hapur për çdo hetim.

Ai përsëriti edhe një herë deklaratat që ka dhënë më parë se nuk i njeh vetes asnjë imunitet dhe mburojë për çështje të ndryshme.

“Po të kthehesh në bisedën e fundit që kemi pasur në këtë studio, ke një deklaratë të tillë, që unë nuk i njoh vetes asnjë imunitet, asnjëlloj mburoje për çdo çështje që ka të bëjë me personin tim ose me fëmijët e mi që prej ‘90-s e deri më sot. Asnjë!

Kjo ka të bëjë me realitetin që ndjej unë vetëm time, por natyrisht të qenit i hapur për çdo hetim”, tha Berisha.

Berisha tha se, vendimin për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, Lulzim Basha e bëri për arsye personale.

Exit mobile version