Berisha nuk ka asnjë vlerë politike, nuk kontrollon dot më as veten!

Nga Bato Kosova

Kjo e mërkurë, ishte një ditë e keqe për Sali Berishën. Dërgimi nga ana e PD-së në Gjykatën Kushtetuese të marrëveshjes për emigrantët, e nxorri atë pa asnjë vlerë politike përpara të ashtuquajturve miq të tij italianë, të cilët në fakt janë më shumë miqtë e Tritan Shehut.

Sali Berisha u kishte premtuar se nuk do të bënte asgjë sa i përket marrëveshjes, për të cilën qeveria në Itali, e cila po “mbytet” nga emigrantët, është e interesuar. Siç e ka pranuar dhe vetë, Berisha, kishte rënë dakort se as nuk do të kishte protesta duke bllokuar parlamentin, e as nuk do ti kërkohej llogari Ramës për marrëveshjen okulte me Melonin.

Ndërsa dërgimin në Gjykatën Kushtetuese nga PD, Berisha, mendonte se do ta bllokonte përmes gaztorit të të ashtuquajturit grup parlamentar, siç ka bërë gjithmonë.

Debatet në këtë grup për këtë çeshtje e treguan se cili ishte qëllimi; ta mbanin zvarrë dhe të mos bënin asgjë për të, përtej propagandës dhe shpresës se PD, nuk do të mund ta ndërmerrte një iniciative të tillë.

Sot Berisha u shfaq para miqve të tij krejt i pavlerë. Nga njëra ana ai doli mashtrues, pasi kishte garantuar se e kontrollonte opozitën, nga ana tjetër shfaqet s viktimë e politikës se inatit të Gazment Bardhit. Dhe të kujt, “Gazkës” së Flamur Nokës?!

Ky i fundit për inat të Lulzim Bashës mblodhi shpejt e shpejt ca copa letrash me firma deputetësh të cilat i mbante në sirtarë, për të çuar edhe ai në Kushtetuese një kërkesë për të cilën PD zyrtare ishte deklaruar që në fillim se do ta dërgonte sapo të ratifikohej nga Italia, siç bëri sot.

Dërgimi i dy kerkesave e bën edhe më të pa vlerë Berishën si “opozitë” dhe e nxjerr edhe njëherë atë mashtrues para “miqve” italian të cilët panë se jo vetëm që grupi nuk i bindet më, por edhe u detyrua si skuth që për të mos rënë në sy se për interesa personale nuk e ka problem që ta shesë çdo kauzë opozitare, i duhej që ta firmoste edhe ai vetë.

Dhe si për të shuar pak inatin e miqve italian, ai vendosi që të prishë Komisionin e Sigurisë për këtë çështje. I vetmi vend ku shqiptarët do të mund të mësonin detaje nga një marrëveshje pa asnjë grimë transparenece, e cila e kthen Shqipërinë në një vend depozitimi për emigrantët nga bota e tretë.

Por edhe firma e tij hipokrite, e bën atë tashmë të pabesueshëm dhe të padobishëm për askënd.

Aq i vetmuar dhe i pavlerë është ndjerë sot, sa që për të treguar se është “i fortë dhe faktorë”, pra se ende ekziston, krijoj edhe një incident të turpshme në ceremoninë e homazheve për artistin e madh Mirush Kabashi.

Ndërkohë që gazetarët dhe kamerat po intervistonin Ndriçim Xhepën, ai u lëshua dhe e përzuri aktorin e njohur, duke u pozicionuarë vetë përpara mikrofonëve dhe kamerave!

Njësoj si ato mizat e pavlera për të cilat kujtohesh se ekzistojnë, vetëm kur të bezdisin me bëzbëzet e tyre!/Alfapress.al

Exit mobile version