Berisha: Nuk ka gjë më tragjike kur fushatën për coptimin e Kosovës e merr një njeri që është bir shpirtëror i Stanishiçit

Ish-Kryeministri Berisha në emisionin “Kojshia show” në Rtv 21 në Kosovë, ka komentuar edhe planin për ndarjen e Kosovës, duke akuzuar kryeministrin Rama dhe Presidentin Hashim Thaçin se në bashkëpunim kanë punuar kundër integritetit të Kosovës.

Me Presidentin Hashim Thaçi çfarë marrëdhënie ke më të?

Unë nuk kam asnjë problem me asnjë. Millosheviç ishte një armik i egër në çdo aspekt, në aspekt kombëtar, personal, në çdo gjë dhe në momentin kur e arrestuan unë thashë një armik i egër mori vendin që meriton.

“Argati” në fjalë përbën pas “Zoografit” që shpalli Vorioepirin, njeriun më të rrezikshëm të Kombit Shqiptar, dhe atë që ai po i bën Kosovës me Baton Stanishiçin, që është shefi i tij.

Nuk ka gjë më tragjike se sa kur shikoj që fushatën për copëtimin e Kosovës e merr një njeri që gjithë Kosova e di që është bir shpirtëror i Stanishiçit. Në këtë kontekst unë i konsideroj ata një rrezik të jashtëzakonshëm kombëtar, me pabesinë e tyre të plotë, sepse askush nuk është kundër marrëveshjes.

Deri në vitin 2013 gjithçka ishte transparente, publike dhe mbështetej.

Këta kaluan me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, në bisedime sekrete, dhe e trajtuan Kosovën sikur të ishin arat e etërve të tyre.

Dhe pasi formuluan marrëveshje dhe harta në mënyrën më të fshehtë nxorën kokën dhe dilnin ditë për ditë në konferenca për shtyp në një fushatë agresive e dirigjuar e tëra nga Beogradi, për copëtimin e Kosovës, për fajësimin e Kosovës, për krijimin e një përshtypje keqbërëse, kauzë ndjellëse, në një fushatë në të cilën Kosovën e shtrinë në tavolinën e operacionit, i futën kazmën në themel të pavarësisë, në dokumentin Ahtisari, në vendimin e Gjykatës së Hagës, në marrëveshjet e arritura deri në vitin 2013 dhe dolën tani se Kosova i paska borxhe territore Serbisë.

Të neveritshëm me pabesinë, filluan të llomotisnin pseudoargumente antihistorike, mashtrime, ku natyrisht gjetën një përkrahje. Nëse përfaqësuesi ynë më i lartë del dhe thotë se nuk është ky plani i Serbisë së Madhe, të cilën e kishin hedhur poshtë komuniteti ndërkombëtar sa herë dilte, por thotë se Prishtina e mendon këtë, atëherë pse Prishtina e mendon një plan të tillë.

Ç’të drejtë kam unë të akuzoj Beogradin se ky qenka plani i tyre. Së dyti. Është normale që siç ka serbofilë të ketë edhe shqiptarofilë. Së treti. Transaksionet janë sot një ligj madhor i kësaj botë. Pra të gjithë këta faktorë së bashku bënë që këto ide të çelë fole në Bruksel.

Ata që e promovuan filoserbë të papërmbajtur menduan se erdhi koha për të marrë çmimin Nobel. Me kë? Me Vuçiçin dhe ‘Argatin’ e tij në Prishtinë, paçka se Vuçiç është një Milloshevic me ideologjinë e Çubrilocivit, me ideologun e Serbomavisë minus doktrinën komuniste”, tha Berisha.

Artikulli paraprak“Qendra e djathtë”: Nuk lejojmë zgjedhje farsë, test droge për Presidentin e Kryeministrin!
Artikulli tjetërMerkel e Macron përballin Ramën me deklaratë për demokracinë, krimin e organizuar dhe korrupsionin