Sali Berisha nuk do lejohet të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.
SPAK i ka refuzuar kërkesën kryetarit të Rithemelimit për të qenë pjesë e parlamentit.
Sali Berisha aktualisht ndodhet në ‘arrest shtëpie’ , nën akuzën e korrupsionit pasiv për privatizimin e kompleksit ‘Partizani’.
Po për të njëjtën gjë akuzohet dhe dhëndri i tij, Arbër Malltezi, për të cilin është kërkuar rikthimi sërish në burg.