Politologu Alban Daci, në një intervistë për Euronews Albania, u shpreh se Sali Berisha është lideri i fundit në llojin e tij.
Ai theksoi se sido që të shkojë procesi gjyqësor i tij, Berisha e ka të pamundur t’u kthejë demokratëve partinë që duan.
Më tej ai nënvizoi se Berisha nuk premton garantimin e privilegjeve.
“Ajo që u intereson shqiptarëve është e ardhmja politike ose natyra politike ose analizë mbi figurën politike të Berishës. Berisha është lideri i fundit në llojin e tij. Berisha është 79-vjeç, sido që të shkojë historia e tij juridike, Berisha do të paktën 8 vjet që të kthehet në Berishën që duan demokratët.
E dyta ndryshon ekuilibrat. Një forcë politike si PD, duke pasur një drejtues që nuk premton marrjen e pushtetit dhe për pasojë garantimin e privilegjeve, është një parti që do të ketë probleme serioze. E dimë shumë mirë se si funksionon financimi i partive”-tha ai.