Berisha nxjerr emrin e spiunit të Greqisë të cilit Rama dhe Bushati i besojnë detin

Berisha ka bërë publik emrin e spiunit që kërkon të falë detin tek Greqia për interesat e Ramës.
Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar superskandal, mënyrën dhe njerëzit që Qeveria shqiptare ka zgjedhur për të negociuar marrëveshjen me Greqinë për kufirin detar, pasi në bisedime janë përfshirë agjentë të shërbimeve të huaja sekrete. Deklarata ‘bombë’ e Berishës u bë haptazi para mediat me emrin e personit që Qeveria ka përshirë zyrtarisht në negociata.
“…Ky spiun, Artur Meçollari, – tha Berisha, – siç ka të drejtë çdo shtetas kur akuzohet me të padrejtë nuk i është drejtuar gjykatës, sepse faktet kanë qënë katastrofale. Ai ka zgjedhur rrugën e xhepit apo influencës ku ai merrte rrogën tjetër – kjo ka dalë publikisht – për t’u kthyer në funksione nevralgjike të shtetit shqiptar.
Nëse ju lexoni deklaratat e zëdhënësit të Edi Ramës – Ditmir Bushatit – se ne nuk kemi zhvilluar diskutime teknike po “politiko-diplomatike” dhe prapa tij nxjerr kokën – në Korçë, ku u diskua 13 orë për marrëveshjen e detit – personi i larguar nga FA për lidhje agjenturore me shërbimet e huaja, ky përbën superskandal sepse e gjithë marrëveshja e bazuar në vizatimet e këitj spiuni, nuk ka interesa komëbtare por të vendit që i shërben.

Po ashtu, për fatin tonë të keq, në krye të Forcave Detare të vendit është një gjeneral që merr vesh nga Flota dhe Forca Detare aq sa merr vesh secili prej jush këtu që njihni notin. Të emërosh kryekomandantin – ai është i respektuar, nuk kam asgjë personale – por ta emërosh atë që nuk ka asnjë lidhje me detin, është të tallesh, ta përqëshësh. Akt i papërgjgjeshëm i Edi Ramës.
Në grup ka njerëz të tjerë me lidhje të dyshimta që do të thotë të kesh përgatitur Ekipin e Dorëzimit të Territorit, të fushave më të mëdha të gazit dhe naftës në Jon dhe Adriatik,” nënvizoi me forcë ish-kryeministri i vendit.

Exit mobile version