Ish-Kryeministri Sali Berisha në mbyllje të fjalës së tij në Kuvend nxorri një foto të Ramës të droguar.
Duke u treguar deputetëve foton e Ramës nën efektin e drogës, Berisha tha se kjo ishte gjendja e kryeministrit të vendit.
Rama duket se nuk e ka marrë për keq këtë foto dhe ka qeshur me deklaratat e ish-Kryeministrit Berisha. Po ashtu kanë nisur të qeshin edhe ministrant e deputetët e PS në kor me kryeministrin.
Më herët Berisha akuzoi të gjithë socialistët se sillen sikur janë të droguar, sa kohë që mendojnë të shembin me procedurë të përshpejtuar Teatrin Kombëtar të vendit.
“Nuk ka dëshmi më të qartë të shndërrimit në mafia të kësaj pseudomazhorance, sesa procedura urgjente për kalimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për teatrin Kombëtar.
Kërkoj anullimin e menjëhershëm të këtij akti mafioz, a ka shqiptarë që mendon se ligji për Teatrin përbën emergjencë, në një kohë kur jeni bërë simbole të ndyra të krimit, të drogës, të vrasjeve mafioze në zyra”, u shpreh Berisha.