Ish-Kryeministri deklaroi në Parlament se Olsi Rama ka qenë pritësi i ngarkesës së 613 kg kokainë dhe tregoi detaje të reja nga ngarkesa e ardhur nga Kolumbia. Berisha ngriti pikëpyetje se përse ngarkesa qëndroi e paprekur për 9 ditë në portin e Durrësit? Arsyeja ka qenë zhdukja e provave të trafikut si dhe kanë tentuar të tërheqin kokainën, por kjo nuk ka ndodhur pasi kanë ndërhyrë shërbimet partnere, të cilat nuk e kanë lejuar. “Dramatike dhe ogurzezë për shqiptarët është se droga e ardhur nga Kolumbia në sasinë më të madhe të mbërritur në portretet e Ballkanit, ishte drogë e adresuar direkt për Olsi Ramën. Ishte adresuar për klanin e vëllezërve Rama, ishte drogë e cila u shënjua që në nisje nga autoritetet kolumbiane. Arriti në portet e Italisë, ku u zbërthyer, dhe erdhi për Olsi Ramën në 19 shkurt. Unë nuk e bëj këtë për politikë, por sepse më 28 shkurt u përsërit identik “Xibraka”, në të cilin Olsi dhe Edi ishin njerëzit më kryesorë. Njëlloj siç veproi Saimir Trafiku, veproi në Durrës edhe Fatmir Xhafaj. Me urdhër të Ramës prishi provat, bllokoi hetimin”, tha ish-kryeministri Berisha. Droga e ardhur nga Kolumbia është në sasinë më të madhe që ka mbërritur ndonjëherë në Ballkan në historinë e këtyre viteve, ishte droga e adresuar direkt për Olsi Ramën. Ishte drogë e adresuar direkt për klanin Rama, ishte droge e cila u shenjua nga autoritete kolumbiane, arriti ne portet e Italisë ku u zbërthye dhe erdhi në drejtimin e Olsi Ramës me datë 18 shkurt të këtij vitit. Tani ju ftoj qytetarëve se pse unë e tregoi Edvinin dhe vëllain e tij Olsin. Unë nuk e bëj për politikë, por unë e bëj këtë se me 28 shkurt përsëritet identik Xibraka në të cilën Olsi dhe Edi ishin njerëzit më kryesorë.
Olsi Rama e ka kaluar 5 herë kufirin me makinën e mbushur me kokainë dhe e adaptuar për trafik droge. Fatmir Xhafa shkatërroi provat. Ai deklaroi në mëngjes e krye operacionin në bashkëpunim me ndërkombëtarët, dhe pak më vonë u tha se u krye ky operacion nga policia shqiptare dhe dogana shqiptare. Rama mashtroi duke thënë se operacioni ishte nga policia jonë. Çfarë e shtyn Edi Ramën të bëjë ketë. Vetëm të thoshte se nuk jam klani i drogës.
Kur erdhi kontenieri. Ai erdhi me 19 shkurt. Kur u ndërrua drejtori i portit. Me datë 24 pra u ndërrua. “Xhaxhai i tij ka qenë kryetari i PS Tropojë. Dikush tjetër më ka çarë mitingun me bustin e Enver Hoxhës në supe. Shkoni tek Erion Veliaj shihni borderotë e fushatës sa para keni marrë nga ajo kompani. Pasi e panë se u zbuluan kaluan të parin dhe natyrisht punonjësi i ndërgjegjshëm bëri detyrën e tij. Jo drejtori i doganës, jo hetimi doganor por një punonjës i vetëm. Dihej, nga Livorno kishte ardhur njoftimi. GDF e kishte ndjekur në Maltë dhe në Durrës. Si të duket kjo? Ku e çuat kontejnerin për 9 ditë? Donit t’i merrnit drogën. Meqenëse gënjyet shqiptarët dhe botën do ju lexoj diçka. Përveç raportit ose komunikatës së marinës kolumbiane kam këtu fjalimin e ministrit të mbrojtjes së Kolumbisë. Këtë fjalim e ka mbajtur i shoqëruar nga ambasadori i SHBA por edhe gjenerali amerikan, zv.këshilltar i sigurisë kombëtare i Presidentit Trump. Ia çjerr maskën klanit Rama, që tha se nuk ka pasur bashkëpunim”, deklaroi Berisha.