Berisha: Opozita dhe qytetarët shqiptarë nuk do t’i ndalin protestat deri në fundin e kësaj qeverie

Ish-Kryeministri Berisha, gjatë një interviste në ABC Neës deklaroi se, opozita dhe qytetarët shqiptarë nuk do t’i ndalin protestat deri në fundin e kësaj qeverie. Sipas tij, Rama po kërkon të instalojë diktaturën në Shqipëri.
“Mosbindja civile, revolta qytetare ka filluar, sot ishte e përqendruar në parlament, nesër do shpalosë skenarin në forma të tjera. Kjo mosbindje nuk ndalet më sepse ka disa arsye.
Së pari Edi Rama pasi u vetëmërua kryeprokurori përdori drejtësinë si shpat të partisë kundër opozitës. Drejtësia e Edi Ramës godet vetëm kundërshtarët politikë të Edi Ramës. Para një jave u zbuloi gjyqi më diktaturë në historinë e Shqipërisë. Procesi i parë që mbaj mend ishte procesi i teme Sejkos u zhvillua në kinema Republika, ku ishin të pranishëm qindra zyrtarë, u rrethuar Kinemaja, por në gjyqin që ju bë kuksianeve, rrethimi që ju bë gjykatës nuk ishte parë kurrë më parë.
E dyta, ata vërshuan si bisha, si terroristë dhe rrëmbyen fëmijët e tyre.
Çfarë bënë më tutje me një gjykatëse karikaturë të Edi Ramës, ishin falsifikuar arrestimet. Pra Edi Rama ju tregoi shqiptarëve se çfarë gjegjesh është i aftë të zhvillojë. Ai meriton nga qytetarët të gjithë hakmarrjen e nevojshme”, u shpreh Berisha.

Exit mobile version