Berisha: Opozita do të jetë në krye të lëvizjes mbarëpopullore

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar gjendje në vend mjaft të rëndë, ndërsa u ka bërë thirrje shqiptarëve që të reagojnë fort. Sipas tij edhe opozita është duke punuar për të përgatitur gjendjen e shpërthimit.
Sipas tij vetëm largimi i Edi Ramës është shpëtimi i këtij vendi.
I pyetur nga gazetarja rreth një bashkëqeverisjeje, Berisha tha se kjo përkthehet puthje me vdekje.
‘Opozita do të jetë në bindjen time në krye të kësaj lëvizjeje mbarëpopullore, e cila siç e gjykoj unë është rruga e vetme për të bërë një zgjidhje edhe e dhimbshme por jetike për fatin dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Sot nga çdo anë vijnë vetëm sinjale dhe deklarata secila më negative sesa tjetra. Këto janë një thirrje për shqiptarët.. ne do të bënim vetëvrasje si popull nëse heqim dorë nga BE.
Asnjë komb nuk ka vuajtur më shumë për të ruajtur vokacionin perëndimor sesa populli shqiptar. Unë mendoj se opozita po punon për përgatitjen e asaj gjendjeje ose të themi për afrimin e asaj që quhet pika e vlimit ose e shpërthimit në sociologji. Opozita duhet të punojë dhe çdo qytetar duhet të punojë çdo ditë për këtë.
Nëse ne si shqiptarë nuk vendosim të investojmë sado pak nga koha jonë për të ardhmen, për projektin Evropian, që është integrimi, në do përfundojmë në honet e historisë me këto ritme që po ecim.

Ne do të përfundojmë duke u larguar nga Shqipëria. Vetëm sot kanë aplikuar për tu larguar 20 mijë diplomantë.
Nëse ne arrijmë në këtë rrjedhje masive truri dhe energjish ne nuk bëhemi. Shqipëria ëhstë një nga vendet me potencialet më të mëdha. Çdo qeverisje me mazhorancën do të ishte një puthje me vdekjen.
Nuk mund të ketë një bashkëqeverisje me mazhorancën’, theksoi Berisha.
Me Ramën nuk ka zgjedhje
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar sërish se me Ramën kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
Ndërkohë ai ka ftuar sërish qytetarët shqiptarë që të ngrihen dhe të largojnë të keqen nga vendi.
‘Problemi i neveritshëm dhe i pafalshëm është që ne duam 2-3 ditë të nxjerrim rezultatin. Ka mundësi që vetëm sistemi elektronik ose diçka tjetër që brenda 6-7 orëve të nxjerrë rezultatin dhe e gjithë shoqëria shpëton. Në kushtet e grushtit të shtetit, zgjedhjet janë një iluzion qesharak në këtë vend, i ftoj qytetarët që të mos pajtohen më me këtë situatë, të dalim dhe ta nxjerrim mënjanë. Unë shoh që opozita po bën përpjekje shumë serioze, ka filluar punën për zgjedhjet, por përgjegjësitë i ka lidershpi i opozitës jo unë. Unë them këtë që me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, për këtë jam shumë i sigurtë. Unë kam qenë shumë i bindur që Edi Rama do ti dhunonte zgjedhjet’, deklaroi ish-kryeministri.

Artikulli paraprakNga 4 mijë pika bastesh do të arrijnë deri në 400 mijë pas 1 Janarit, ja pse
Artikulli tjetër“Kur të duash pimë kafe”, inspektori i merr 700 euro për të mos i mbyllur biznesin