Cili është protokolli i emërimeve?
S’e kam shumë të qartë. I takon kryetarit ë të japë gatishmërinë e tij për takime. Ai ka zhvilluar takime dhe duhet të zhvillojë takime me ata që të bashkohen.
Çfarë të drejte kanë kritikët e Bashës?
Ne jemi si në kohën e ’91. Opozita është shumë e rrezikuar. Të hedhim kalbësirën e Ramës. Ky duhet të jetë apeli i çdo shqiptari dhe demokrati. Të bashkohemi të hedhim këtë kalbësirë.
A po gabon përsëri Basha me këta individë me kontribut. Si Topalli, Patozi, Imami?
Unë mendoj se zoti Basha po takohet me ta. Dhe është takuar me ta dhe do takohet. Unë mendoj se marrëveshja ose si të thuash afrimi dhe kapërcimi i kësaj situatë realizohet duke vendosur të dy palët për rikthimin e besimit. Nëse besohet se ose të largohet ky ose…. nëse Basha thotë; ‘të ikë ky dhe ky, nuk është bashkim’. Unë kam optimizëm të kujdesshëm.
Ju thoni se ka takime. Por këta individ thonë se s’ka insistim nga Basha. Shpesh opozita ka akuzuar Ramën për mbylljen e partisë së tij. Po a nuk po bën Basha vet të njëjtën gjë?
Të jem i sinqertë që kryetar që nuk punojnë për jetëgjatësinë e mandatin të tij, ta harrojnë shqiptarët se s’do ketë. Ka kryetar që japin dorëheqje dhe ca që s’japin. E them këtu, në statutet e qendrës së djathtë s’ka nene. Ka qëllim që s’ka nene. Këta zotërinj, (Patozi, Topalli) me debatet që ngjallën, ata realizuan. Pasi vendosën një model të ri që mos të përsëritet më në hartimin e listave. Këto duhet t’i njohin.
Për çfarë kanë të drejtë kritikët e Bashës?
S’kam unë kundërshtim që ata kërkojnë dorëheqje. Por nuk mund të bësh atë kauzë in-ek’stremis.