Berisha: Pala greke është në presionin e grabitjes së detit nga Zografi bis, Edvin Kristaq Rama!

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar prapë për marrveshjen e detit me Greqinë. Në një postim në Facebook Berisha shkruan se, pala greke është në presionin e grabitjes së detit nga kapitullanti apo Zografi bis, Edvin Kristaq Rama!
Postimi i Berishës në Facebook
Pala greke eshte ne presionin e grabitjes se detit nga kapitullanti apo Zografi bis, Edvin Kristaq Rama!!
Ju lutem lexoni ketu me poshte pergjigjen e Rames dhene nepermjet Ditziut te tij nese marreveshja e shitjes se detit me Greqine do te jete para apo pas dates 29 qershor, pra dates se vendimit per negociatat me Shqiperine! sb
“PYETJE: Në raport me vendimin që do të merret më 28-29, kjo marrëveshje me Greqinë do të jetë para apo pas? Mund të ketë një datë?
PERGJIGJE: Do ta shihni që të gjithë ata që kanë vendosur bast sikur qeveria apo Shqiëpria është nën presion për të mbyllur një marrëveshje me Greqinë në funksion të datës 29 apo 29 e kanë thjesht gabim. Kjo është një tezë që është hedhur në opinionin publik kryesisht nga opozita që nuk gjen bazë. Në rast se për një moment do të merrnim të mirëqënë faktin që ne jemi në një presion për të mbyllur një marrëveshje me palën greke për shkak të datës 28 dhe 29, kundërpyetja është po pala greke në çfarë presioni është? Pse do të kishte interes për ata mbyllur në datën 28 apo 29.”
A nuk eshte ky nje argument qesharak?
Po pse te mos jete e interesuar pala greke te grabise sa me shpejt detin dhe pasurite perrallore te
Shqiperise nga skllavi i Balilit, Edvin Kristaq Rama.
A nuk fakton ky argument se apatridi Rama perpiqet te maskoje ne menyren me trashanike shitjen e detit pales greke? sb

Artikulli paraprakGjermania mund ta pësojë si Italia!
Artikulli tjetërPublikohen pamjet, ja si ja mbathi Rama nga Peshkopia me helikopter