Berisha paralajmëron: Rama drejt fundit të tmerrshëm, përballja e përmasave të mëdha

Gjatë intervistës për T7 në Kosovë, ish kryeministri Sali Berisha komentoi edhe situatën politike në vend.
Sipas tij, zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë, ndërsa lëshoi edhe një paralajmërim tjetër për kryeministrin Edi Rama.
A do të ketë zgjedhje?

“Shqipëria është në një situatë shumë kritike. Kosova ka arritje të mëdha, dhe një prej tyre është procesi zgjedhor i pranuar në tërësi. Rama është njeriu më i rrezikshëm për votat. Në PS kurrë nuk votohet, që kur ka ardhur ky. Unë e dija që ky nuk bën zgjedhje2, deklaroi Berisha.

A ishte gabim marrëveshja e 2017?
“Që të merrje një vendim për të dalë nga zgjedhjet pa e provuar që ky nuk bën zgjedhje, nuk mund të kishte. Duhet ta pësosh që të mësosh. Prandaj e mbështea marrëveshjen. Basha i njohu zgjedhjet dhe shkuam në parlament.

Çfarë ndodhi?
Dolën dosjet. Filluan fushata dhe dita e zgjedhjeve dhe ministra e deputetë gjithë ditën në telefon me banda. Me Avdylajt që bënin të heshtnin çdo bandë në Durrës, me Bajrat, me Ndokët etj. Rama e transferoi prokurorin e dosjeve në Pogradec. Është vetë i regjistruar duke folur për zgjedhjet. Direkt vetë, Tani thotë ato nuk janë prova”, u shpreh ish kryeministri.

Më pas, ai lëshoi një tjetër paralajmërim për kryeministrin Rma.
“Ai ose do të largohet ose do të ketë një përballje të madhe përmasat e të cilës nuk mund ti them. Rama është i humbur në këtë betejë, 100%. Po të kthjellohet një të dhjetën ai ikën sa më parë që mos pësojë një fund të tmerrshëm. Ikën nëpër tunele e nuk rri në zyrë. Kjo nuk është zgjidhje. Edhe atje do e kapin”, u shpreh Berisha.

Artikulli paraprakGazetarët masakrojnë Taulant Ballën në emision: Mashtrues ordiner…
Artikulli tjetërSkema mafioze 260 milionë euro Milot-Balldre, kompania ka vetëm 16 milionë euro, garant Rama