Berisha paralajmëron Ramën: Mos tento të shndërrosh 25 prillin në 20 shkurt! Mund të jetë fundi yt…

Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi në studion e “Temporas” në Rtv Ora se opozita do të dokumentojë të gjitha shkeljet e qeverisë Rama për manipulimin e zgjedhjeve, përfshirë rastet e fundit të denoncuara nga “BOOM” për zhvendosjen e votuesve opozitarë.

Ndërsa zbuloi skemën që po ndjek Ministria e Brendshme me listat e votuesve, Berisha pati një paralajmërim të fortë për Ramën.

Berisha: Opozita do të bëjë gjithçka për të dokumentuar çdo gjë por opozita është aktualisht dhe do të jetë fitimtare e zgjedhjeve të 25 prillit. Një rikujtesë i bëj Edi Ramës: Mos tento të shndërrosh 25 prillin në 20 shkurt! 20 shkurti ishte me shtatore bronzi kur 25 prilli mund të jetë edhe fundi yt më i merituar. Po e paralajmëroj. Do largohet me votë, opozita do të shkojë në zgjedhje. Opozita po tregon një pjekuri shumë të madhe në këtë proces.

Exit mobile version