Berisha paralajmëron Ramën nga Tropoja: Një popull i tërë do të jetë në rrugë kundër teje

Ish-Kryeministrin Sali Berisha është përlotur në “Foltoren” e Tropojës nga pritja e zjartë që i është bërë nga demokratët.

Berisha tha se, ishte me fat dhe i bekuar që kishte lindur dhe ishte rritur në Malësinë e Gjakovës.

Që në fëmijëri, tha Berisha, u kultivua me dashurinë për atdheun dhe Kosovën, pavarësisht se regjimi komunist i kishte zhdukur nga tekstet shkollore trevat shqiptare të mbetura jashtë kufijve.

“Përulem me nderimin më të madh për rolin dhe kontributin tuaj në Shqipërinë demokratike, por edhe në të gjtiha kohërat për çështjen kombëtare, për çështjen shqiptare. Duke ardhur në Malësinë e Gjokës më kishte pushtuar një ndjenjë e veçantë, me erdhi në mend një fjalë një filozof gjerman thotë se “njeriu i lirë është fëmija i natyrës”. Në fakt, duke perifrazuar këto fjalë të Niçes vetëvetiu i thash vetes se “njeriu i lirë në vendlindjen e tij është dy herë fëmija i natyrës”.

Floriana Garo më pyeti si ishte udhëtimi në Tropojë, gjysmë qiellor dhe gjysmë tokësor iu përgjigja unë asaj. Unë shpesh vij me mendjen time më shpesh se kudo në botë, vij në vendlindjen time, por edhe më shpesh se çdo gjë tjetër i përsërsis vetes time çfarë fati të madh që pata dhe sa i bekuar që isha, që linda në Malësinë e Gjakovës.

Pas dekadash janë saj, pas degadash në Tiranë, e qindra udhëtimesh në botë, në vendlindjen time unë kreva universitetin më të rëndësishëm të jetës time, unë mora diplomën e të gjitha diplomave të jetës sime. Në fillimet e memories time, në familjen time si dhe qindra e mijëra familjet e Malësisë së Gjakovës, Nikajt, Mërturit, Dukagjinit, të gjithë këtyre trevave ekzistonin odat e burrave. Nuk kishte radio, nuk kishte televizor, por e gjithë jeta jonë kalonte nga shkolla te oda dhe anasjelltas, mirëpo cila ishte e vërteta, e vërteta ishte se në odë unë e bashkëmoshatarët e mi mëkoheshim me një dashuri të pakufijshme për vendin, për Kosovë, Kosova për ata burra ishte toka e shenjtë.

Kurse shkolla dhe librat e kishin ndaluar Kosovën, nuk flitej një fjalë për një qytetet të saj, artist, shkrimtar të saj. Kosova nuk ekzistonte për Enver Hoxhën sepse e kishte shitur. Prandaj i vuri emrin Malësisë së Gjakovës, rrethi i Tropoës, Tropoja ishte qëndra, por kjo trevë është Malësia e Gjakovës. Në odë mora eleksirin e jetës time, dashuri e pakufijshme për vendin, dashuri e pakufijshme për Kosovën”, u shpreh Berisha.

Berisha paralajmëroi kryeministrin Rama që të mos guxojë të bllokojë revolucionin paqësor. Ai tha se protestat do të vijojnë derisa të përmbysim narkoshtetin.

“Ne do t’i japim mesazhin e duhur Edi Ramës. Ia them që këtu, Edvin, ky është revolucion paqësor. Mjerimin do të marrësh nëse tenton të bllokosh një revolucion paqësor të pandalshëm. S’ka forcë në botë që e ndal këtë revolucion. Ne do të nisim protestat derisa të përmbysim narkoshtetin tënd. Harroje se mund të ngulim çadra, ne jemi ortek, s’kemi punë me çadra ne”, u shpreh Berisha.

Berisha foli edhe për “ballkanin e Hapur” duke i përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë presidentit serb Aleksandar Vuçiç, të cilin e quajti mik të Edi Ramës.

Berisha tha se, pasardhësi i Millosheviçit nuk do të guxojë kurrë të prekë më Kosovën, ndërsa i kujtoi gjenocidin dhe masakrat serbe ndaj shqiptarëve.

Berisha e paralajmëroi kreun e shtetit serb se, nëse do të tentojë të vijë në Tiranë për “Ballkanin e Hapur”, ai do të ndeshet me shqiptarët në rrugë.

Nisma ‘Open Balkan’, tha Berisha, është projekt serbo-rus dhe e kthen Shqipërinë në vasale të Serbisë dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë. Nëse Beogradi do raporte me shqiptarët, shtoi Berisha, kusht duhet të jetë njohja e gjenocidit serb dhe dënimi i masakrave çnjerëzore.

“Edi Rama njëlloj si Enver Hoxha në 45-46, imarrë peng si argat i Beogradit, po bën gjithçka për ta vënë Shqipërinë nën dominimin Serbisë, me një projekt serbo-rus. Në takimet që bën lëshon rrufe drejt udhëheqjes politike të Kosovës. Në 8 vite Shqipëria nuk ka bindur një vend të vetëm që të njohë Kosovën. Por është përpjekur me çdo kusht që të mbështesë akuzat e Sllobodanit të ri, Aleksandër Vuçiç ndaj saj. Ballkani i hapur ka vetëm një qëllim, ndarjen e Kosovës, shndërrimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në zona të hegjemonizimit serb. Ndaj dhe nga kjo platformë do t’i çoj një mesazh Sllobodanit të ri, hiqe nga mendja se do të kalojë Ballkani i Hapur në Shqipëri me firmën e Edi Ramës. Mendohu mirë, mendohu shumë herë, para se të mësysh Tiranën si mik i Edi Ramës, sepse një popull i tërë do të jetë në rrugë kundër teje. Ne jemi dhe do të punojmë për marrëdhënie normale, por jo kurrë në kurriz të Kosovës. Ai kërcënon Kosovën.

E dini ju që ditën që parlamenti i tij duartrokiste Zografin Bis për fjalën anti-shqiptare që mbajti, puthej Vuçiç me Putin dhe cila ishte tema e diskutimit, Kosova e Veriut, armët dhe tanket. Sigurisht Kosova është në mbrojtjen e NATO-s dhe çdo përpjekje e tij do t’ia kthejë ushtrinë në kocka dhe tanket në hekurishta. Por prap duhet t’i themi harroje se mund të prekësh Kosovën, jemi një komb dhe vetëm një komb. Kurrë më. Kurrë më unk do të mund të prekësh një pjesë të territorit të saj. Nëse do bashkëpunim në radhë të parë duhet të njohësh gjenocidin ciklik që ke shkaktuar ndaj shqiptarëve. Shko vizito muzeumin e masakrave serbe ti pasardhës i Millosheviçit e të kërkosh falje për krimet monstruoze ku je pjesëmarrës edhe ti”, u shpreh Berisha.

berisha

Artikulli paraprakVideo/ Basha: Interesi i një njeriu nuk mund të mbizotërojë mbi interesat e demokratëve dhe shqiptarëve
Artikulli tjetër“Ballkani i Hapur”, Shehu-Ramës: U bëtë mbështetës i Jugosllavisë së re, duke mënjanuar interesat e Kosovës