Berisha paralajmëron Ramën: Po firmos fundin e shpejtë…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar nismën e Partisë Socialiste për të shkarkuar presidentin Ilir Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shprehet se, e dënon ashpër këtë veprim, duke e cilësuar si akt puçist destabilizues.

Ish-Kryeministri shton më tej se paralajmëron Edi Ramën se, po firmos kështu fundin e shpejtë dhe merituar te njëkrimineli puçist. Sipas Berishës, Rama kërkon të vendosë pushtetin e tij absolut.

Reagimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Procesi i Edvin Droges kunder presidentit, proces i puçist antikushtetues!

Te dashur miq, pas grabitjes se zgjedhjeve, dhunimit masiv te vullnetit te shqiptareve me angazhimin e te gjithe shtetit monist, balozeve te zi te krimit dhe qindra milione euro para dorge por edhe te thesarit te shtetit, Edi Rama, kreu i meduzes se krimit te organizuar, Lukadroga i Balkanit rinisi menjehere vazhdimin e grushtit te shtetit me procesin antikushtetues te shkarkimit te presidentit te republikes.

Ne kete proces ai, duke shkelur ne menyre flagrante parimet themelore te kushtetues dhe disa nene te saj, kerkon te rrafshoje dhe institucionin e fundit qe nuk kontrollon ne Shqiperi dhe te vendos pushtetin e tij absolut te bazuar mbi krimin, drogen dhe vjedhjen e korrupsionin.

Denoj me ashpersin me te madhe kete akt puçist destabilizues dhe paralajmeroj Edi Ramen se po firmos keshtu fundin e shpejte dhe merituar te nje krimineli puçist. sb

Exit mobile version