Ish-Kryeministri Berisha paralajmëroi se vendi po shkon drejt një kryengritje popullore kundër qeverisë. Berisha tha se rebelimet më të mëdha popullore kanë ndodhur për shkak të taksave dhe ekonomisë. Ai deklaroi se vendosja e taksës për Rrugën e Kombit është një vendim antishqiptar.
Ish-kryeministri Sali Berisha, në qeverisjen e të cilit u ndërtua Rruga e Kombit ka sqaruar vendimin që ka marrë me ish-ministrin Sokol Olldashi, për mosvendosjen e takses ne rrugen e Kombit.
Sali Berisha: Është e vërtetë që në 2011 qeveria e kryesuar nga unë dhe me ministër të ndjerin Sokol Olldashin, bëmë të gjitha studimet dhe asgjë s’ka të fshehtë. Është po kaq e vërtetë që pas studimit u vendos që taksa të mos vihet. Vazhdojmë pak më tutje, a jam unë kundër fondeve për mirëmbajtne e rrugëve? Në asnjë mënyrë! Përkundrazi, sado fondte të sillin në parlament unë do ti votoj, sepse është jetike. Por të cakotsh 5 mln dollarë për mirëmbajtjen e rrugëve që janë 18 mijë km në mbarë vendin do të thotë se nuk jeton në këtë vend.
Kthehemi prap tek taksa. Doli vlera, ishte e papranueshme. U vendos, jo ta mirëmbajë drejtoria e rrugëve, kurrë! Unë jam dhe do jem që mirëmbajtja e rrugëve tu jepet kompanive private të cilat kanë fuqi disa herë më të madhe, ekspertizë kanë sesa drejtoria e rrugëve.
Po kush ishte dallimi? Dallimi ishte thelbësor. Do ti jepnim koncesionarit, sic i jepni ju ndrikull Nushit ne do jepnim paratë për të mirëmbajtur rrugën e kombit, rrugën Tiranë-Durrës, rrugën Durrës-Fier, Fier-Vlorë e me radhë.
Kjo ishte drejtimi i politikë sonë, ata të cilërt duan të fshihen pas shpatullave të mia si minj, se burri nuk e bën atë kurrë, e pyës pse nuk e vura unë atë taksën? Kush më pengonte mua, ju më penguat? Unë aty e kisha studimin. Mora një orientim që për mesataren e mirëmbajtjes. Nuk vumë bashkë me ministrin ramë dakord që kjo nuk do ishte me tarifë dhe nuk u vendos.