Berisha paralajmëron zhvillime të reja politike: Fundi i Ramës si Noriega i Ballkanit është afër

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi se zhvillimet e ditëve dhe orëve të fundit paralajmërojnë se fundi i Ramës si Noriega i Ballkanit është afër. Berisha i bëri këto komente pas raportit të fundit gjerman, i cili jepte hollësi për rrugët europiane të drogës që kalojnë nga Shqipëria. Berisha tha se Rama është tani peng jo vetëm i Saje Qorrit, por edhe i Fatmir Xhafës. “Eshtë tymnajë që Noriega i krimit do të mbulojë të vërtetat. Rama po përpiqet të shpërqëndrojë zhvillimet që do shënojnë fundin e tij”. “A mund të imagjoni një Kryeministër që vendos në fb statusin e Xhafës? Kjo është për mua është çështja e të gjitha çështjeve. A i patë në lajme episodet e fundit ku detet dhe portet shqiptare, janë bërë rrugët kryesore të drogës drejt Europës? Rama përpiqet të mbulojë këto zhvillime që do të shënojnë fundin e karrierës së tij”, tha Berisha.

Sali Berisha: Sot sapo pashë mediat dhe konstatoj që Edi Rama ka përdorur si mburojë për vete e Olsin, komunikatën banale që ka shpërndarë Fatmir Xhafa, që i futi thikën pas shpine me deklaratën e tij banale që bëri mëngjesin e ditës se drogës kur tha se aksioni u krye nga policia doganat dhe partnerët ndërkombëtarë. Me këtë deklaratë, thikë pas shpine, është se Xhafa dëshmoi se ka tashmë, peng Edi Ramën. Nuk është më tani vetëm Saimir Trafiku. A mund të imagjinoni ju që kryeministri vendos në Facebook e tij, statusin e Fatmir Xhafës dhe bërtiste në çdo rresht, rroftë Xhafa, rroftë Xhafa. Kjo është për mua çështja e të gjitha çështjeve, që u intereson të gjithë shqiptarëve. A e patë lajmin tjetër se detërat e Shqipërisë, si rrugë për drogën drejt Europës. Çfarë reagimi. Edi Rama përpiqet që të tymnojë këto zhvillime të cilat shumë shpejt do të shënojnë fundin e karrierës së tij, si Noriega i Ballkanit, Noriega i Europës.

Exit mobile version