Berisha paraqitet në SPAK për zbatimin e masës “detyrim paraqitje”

Ish-kryeministri Sali Berisha paraqitet sot në SPAK.

Ai do të zbatojë masën “Detyrim paraqitje” të vendosur nga gjykata.

Berisha dhe mbështetësit e tij vazhdojnë të kundërshtojnë masat e marra ndaj tij, përfshirë kërkesën e SPAK-ut për rikthimin e arrestit.

Kujtojmë se  është në hetim nga SPAK në lidhje me çështjen e ish-kompleksit “Partizani”.

Gjykata e Apelit konfirmoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, gjithsesi, paralajmëroi se nëse Berisha nuk respekton këtë masë, organi i akuzës mund të kërkojë një masë sigurimi më të rëndë.
Artikulli paraprakKryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, paraqitet në SPAK!
Artikulli tjetërTabela/ Zgjedhjet e 11 Majit, rreth 42 mijë kërkesa për të votuar nga jashtë, mbizotërojnë aplikimet nga …