Ish-Kryeministri Berisha paralajmëroi dje se pas aktit kriminal të lirimit të anëtarëve të bandës Hakmarrja për Drejtësi, Rama pritet të lirojë edhe Aldo Baren e bandën e tij. “Sot në Banditistan! Kryebanditi Edvin Kristaq Rama shpall të pafajshëm anëtarët e organizatës terroriste Hakmarrja për Drejtësi! Të dashur miq, Edvin Kristaq Rama, sot, në përputhje me një marrëveshje elektorale të vitit 2013 me grupin terrorist Hakmarrja për Drejtësi, shpalli të pafajshëm drejtuesit kryesorë të grupit, vëllezërit Shyti, djem të xhelatit të diktaturës komuniste Harejdin Shyti i dënuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit nga gjykatat shqiptare. Mbi këtë grup vrasësish rëndojnë aktet terroriste dhe dhjetëra krime më monstruoze, listën e të cilave e keni këtu më poshtë. Pas këtij akti kriminal pritet që kryebanditi Edvin Kristaq Rama të lirojë, në përputhje me detyrimin e tij, Aldo Baren dhe bandën e tij, për të plotësuar kështu radhët e banditëve që i mungojnë atij! Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë vepër kriminale të Edvin Kristaq Ramës, u bëj thirrje shqiptarëve të bashkohemi më shumë se kurrë dhe me revolucionin tonë demokratik që nis më dt. 18 shkurt të shpëtojmë veten, fëmijët tanë, shoqërinë dhe Shqipërinë nga sundimi i kryebanditit dhe bandave të tij!”, shprehet Berisha.
Kryesore
Continue to the categoryPakti i katërt Rama-Berisha përpara zbardhjes së listës së re Non-Grata...
Brenda kësaj fundjave, siç është bërë e ditur nga Departamenti Amerikan i Shtetit pritet një listë e re Non- Grata në Ballkan. Ku përveç...