Berisha, penallti dhe gol

Sulmuesi kosovar i Melburn Viktori në Australi, Besart Berisha, është bërë sërish protagonist ditën e djeshme gjatë ndeshjes së fituar në shtëpi me rezultatin 3-2 përballë ish-ekipit të tij Brisbejn Roar. Ai fitoi një penallti të diskutuar në minutën e 26 duke u rrëzuar në zonë dhe po vetë e shndërroi në gol në minutën e 27. Ky gol e çoi rezultatin e ndeshjes përkohësisht në 3-0 për vendasit. Ndërkohë në minutën e 58, Berisha e mbylli ndeshjen pasi u ndëshkua me karton të kuq të menjëhershëm. Edhe pse sipas pamjeve filmike ky është sërish një rast i diskutueshëm, arbitri u duk mjaft i bindur se sulmuesi kishte goditur me bërryl kundërshtarin.

Exit mobile version