Berisha për Ramën: Edhe 300 pash nën dhe të fshihet në tunele, do ta krrejmë

Ish-Kryeministri Berisha ka paralajmëruar se Ramën se shqiptarët do të krejnë edhe sikur 300 pash nëndhe të fshihet në tunele. Berisha i bëri apel të fortë nga protesta që të heqë dorë nga përpjekja e tij për të vrarë pluralizmin dhe se shqiptarët janë në këmbë. “S’ka forcë që të mposhtë popullin”, tha Berisha.

Ndërsa mbante fjalën e tij para mbështetësve të opozitës së bashkuar e mbledhur në bulevardin dëshmorët e kombit, kryedemokrati Lulzim Basha e ndërpreu atë për të respektuar agjërimin e besimtarëve mulsimanë.

“Më lejoni në emër të të gjithëve, teksa vjen momenti i thyerjes së agjërimit, për vëllezërit dhe motrat tanë në agjërim, tju uroj nga zemra, Zoti jua shpërbleftë sakrificën. Zoti e shndërroftë këtë bekim hyjnor për të gjithë shqitparët dhe Shqipërinë sakrificën tuaj. Ju ftoj të falemi e të lutemi bashkë me ta për një minutë, teksa thyejnë agjërimin në një akt hyjnor të sakrificës dhe të bindjes vetëm ndaj të Madhit Zot si autoriteti suprem i qenieve të tjera mbi tokë.” – u shpreh Basha.

Artikulli paraprakSi kurrë më parë! Protesta më e madhe në 29 vite!
Artikulli tjetërBasha: Zëri ynë është dëgjuar nga partnerët, Rama i vetëm, beteja drejt fundit