Berisha: Për studentët, veza në toç

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me incidentin me vezë që ndodhi sot në Kuvend, ku deputeti Endri Hasa qëlloi në drejtim të kryeministrit Rama.
‘’ Foto e vitit! Per studentet, veza ne toç! Sb”, shkruan ish-kryeministri.
Në momentin kur gjakrat janë nxehur sapo kishte marrë fjalën kreu i qeverisë Edi Rama, dhe provokoi opozitarët duke iu kujtuar mandatet e pjekura.
Deputeti Hasa ka kapur në befasi dhe punonjësit e gardës, të cilët reaguan vetëm pasi veza e parë preku në kravatë kryeministrin Edi Rama.
Pas këtij incidenti seanca është ndërprerë për rreth një orë, ndërsa disa prej deputetëve demokratë qëndrojnë ende në sallë.

Artikulli paraprakE goditi me vezë, Endri Hasa – Ramës: Këtë e ke për studentët
Artikulli tjetërLirohet protestuesi i Unazës së Re, Dorian Protoduari