Ish-Kryeministri Berisha ka vlerësuar uljen në dialog të opozitës me mazhorancën për të diskutuar reformën zgjedhjore. Berisha tha se ky ishte një etyrim që opozita ka ndaj vendit dhe bëhet në kushtet kur raporti i ODIHR ka konstatuar problematika mjaft të mëdha me zgjedhjet.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të marrëveshjen mes opozitës dhe qeverisë sa i përket reformës zgjedhore. Në emisionin Opinion, ai tha se pse është arritur në këtë pikë dhe pse opozita nuk arriti dot në qëllimet që kishte.
“Mendoj se marrëveshja duhet të analizohet në këtë kontekst. Pas një vendimi ekstrem të opozitës shqiptare siç ishte djegia e mandateve, vendimi kushtetues, por vendim ekstrem i opozitës. Cilat ishin qëndrimet e pozitës për këtë vendim, qëndrimet e saj ishin një sensibilitet me i madh shqiptaro-ndërkombëtar për dramën e parlamentarizmit në Shqipëri.
Rrëzimi i Edi Ramës dhe realizimi i një qeverie që do çonte vendin në zgjedhje. Unë nuk them se opozita realizoi qëllimet e veta. Opozita realizoi damkosjen dhe ndjeshmërinë. Po të mos qe kjo, opozita futej në një… Po të mos qe kjo, opozita futej në një rreth të kuq e nuk dilte më kurrë”, tha Berisha në Opinion.
Ish-Kryeministri ka vlerësuar protestat e vitit të kaluar të opozitës duke i kosnideruar ato si më masivet ndonjëherë, ndërsa u shpreh se shqiptarët në rast se duan të rrëzojnë Ramën duhet të përgatiten për të persistuar në protesta të mëdha para Kryeministrisë.