Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar dje në lidhje me largimin e Elvis Rroshit, ndërsa ka kujtuar akuzat ndaj Ramës në lidhje me ndryshimin e emrit të tij si dhe akuzat ndaj tij në dosjen spanjolle.
“Elvisin e mori Ervini emri me të cilin ishte dënuar. Po Edin a do ta marrë me vete emri Edvin? Në kohën kur Edi quhej Edvin ai u akuzua për: – Dosjen e tmerrshme spanjolle, e cila përmban edhe vrasje të llahtarshme (përfolur në media) – Letrën e Kadriovskit ku akuzohet për rrëmbimin e drogës dhe zhdukjen e bashkëshortes së tij (letra tashmë e bërë edhe publike) – Shitjen në Paris të ikonave të vjedhura, histori kjo e një çuni shqiptar që nuk quhej Ervis, por Edvin (akuza direkt e Fatos Nanos që tha se e solli nga Parisi me thonjë të pisët tek shiste ikona të vjedhura)! Duke dënuar dhe një herë me ashpërsinë më të madhe Edi Ramën, si kryekriminel për futjen e kriminelëve në Parlament dhe pushtetin vendor, i bëj thirrje të shpjegohet publikisht për motivet e maskimit të tij me ndryshimin e emrit nga Edvin në Edi”!