Anëtarja e kryesisë së PD-së, Taulantia Jupi tha në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha po përgatit alibinë e humbjes dhe nuk po punon për fitoren.
Sipas saj duhet të ishte punuar në dy procese paralele.
“Të mos presim më Sali Berishën sepse ai po kërkon alibinë e humbjes, nuk po kërkon fitoren. Ne duhet të kishim ecur në dy procese paralele, nuk ka dyshim për këtë. Në një anë të bënim pjesën e e përgjegjshme dhe të prisnim cilindo që do të gjente vullnetin e tij politik ta tejkalonte atë barrierë që ka krijuar Sali Berisha mes dy grupimeve dhe të vinte dhe të garonte në Partinë Demokratike. Paralel me këtë ne do të duhet të kishim marrë hapat konkret për ristrukturimin e pjesëve të caktuara, aty ku Partia Demokratike është e dëmtuar në degë të ndryshme, gjë që nuk ka ndodhur,” – u shpreh Jupi.
Sipas saj, Berisha është i vetëdijshëm që nuk do t’i fitojë këto zgjedhje.