Ish-Kryeministri Berisha tha gjatë një interviste në Tv ABCNwes mbrëmjen e sotme, se Prokuroria si kurrë më parë është vegël e Edi Ramës. Berisha tha më tej se, Saimir Tahiri duhej të ishte atje ku e ka vendin, jo të bënte pushime në shtëpi.
“Thonë që kanë ardhur të dhëna shumë më të tmerrshme, por Tahiri nuk shkon atje ku duhej të ishte, pasi Rama është peng i tij”, tha Berisha në studion e Abcneës.
Berisha tha se prokuroria sot është në dorën e Kryeministrit Edi Rama si kurrë më parë, është shndërruar në vegël të tij, i cili në anën tjetër është shndërruar në vegël të krimit dhe drogës.
“Sot Agron Xhafaj ka pasuri që nisin me pallatet, me lojrat e fatit, por pasuritë e tij nuk preken, sepse e mbron Fatmir Xhafaj.
Po nëse hipokriti është serioz, atëherë çfarë i mbetet seriozitetit, si mund të quhet serioz një njeri që ka fshehur kërkesat për ekstradim për vëllain e tij”, tha Berisha.
Sipas tij, Fatmir Xhafaj, e ka vendin para ligjit dhe në qeli, pasi ka shkelur ligjin, ka fshehur ekstradimin e të vëllait dhe ka falsifikuar ligjin.