Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të ardhur në adresë të tij, ku eksponentja e PS në Kukës, kërcënon komentuesit në Facebook kundërshtonin kandidaturën e vajzës së Shyqyri Durakut si kandidate e Ps-së.
Berisha shkruan në një postim në Facebook se, kandidatet e mafies Duraku i cakton revolveri!
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Kandidatet e mafies Duraku i cakton revolveri!
Lexoni çfare pergjegje i jep qytetares qe kendershton kandidaturen e mafies Duraku, eksponentja e PS ne Kukes, Kerxhaliu. Ajo i kujton qytetares alltine!
Duke shprehur solidaritetin tim te plote qytetares per qendrimin e saj kunder mafies Duraku, denoj me ashpersine me te madhe kercenimin terrorist te qytetares nga Mafia Duraku dhe ndrikullat e saj. Ores tuaj e te sojit te mafies po i vjen fundi! sb
Përshëndetje dr. Shiko se si eksponentja e Ps-së Kukës Tatjana Kerxhaliu kërcënon komentuesit duke i përmendur edhe alltinë(pistoletën). Arsye ishte sepse komentuesit në fb kundërshtonin kandidaturën e vajzës së Shyqyri Durakut si kandidate e Ps-së. Kjo edhe Safet Gjicit ja kalon për kërcënime sepse për nënë parti kjo jep jetën.