Berisha publikon denoncimin: Trafikanti Murataj i dhuroi Xhafajt automjetin me vlerë 150 mijë euro

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook denoncimin e një qytetari, sipas të cilit Gramoz Murataj i ka dhuruar Fatmir Xhafajt, ish-ministrit të Brendshëm, një automjet që kushton 150 mijë euro.

Në mesazhin e publikuar, shkruhet se, Gramoz Murataj, ortaku i Geron Xhafajt në trafikun e drogës, i ka dhuruar Fatmir Xhafajt, automjetin me targa AA234mf, model g.

Publikimi i ish-Kryeministrit Berisha

Denoncon dhuraten e Gramoz Muratit per Fatmir Xhafen: Nje veture te re!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor gramoz murataj eshte artaku i vellai te fatmir xhafes geronit me te cilin kane qene bashke ne trafikun nderkombetar te droges dhe ne Vlore trafiqet dhe lojrat e fatit i kane parur bashke ,Gramozi Fatmir xhafes i ka bere dhurat nje makine me targa aa234 mf model g 150 mije euro . si e justifikon xhafa kete makine

Exit mobile version