Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një foto ku duket kryeministri Rama me ministrat në një drekë në Vlorë, që është paguar nga Moisi Habilaj. “Në foto: Noriega dhe narko-ministrat e tij në drekën e paguar nga Habilajt në Vlorë!”, shkruan Berisha në Facebook.
Një ditë më parë ish-Kryeministri Berisha publikoi disa nga statuset e denoncimeve nga qytetarët dixhitalë gjatë viteve të fundit të bandës Rama-Tahiri për trafikun e drogës. “Ja vetëm disa nga statuset e denoncimeve të bandës Rama-Tahiri nga qytetarët dixhitalë gjatë viteve të fundit!!”, shkruante Berisha në një postim në Facebook, duke publikuar disa nga mesazhet e qytetarëve dixhitalë.
Berisha publikoi mesazhin e një qytetari dixhital më 1 tetor të viti 2013 ku shkruhej, “të dhëna të reja mbi familjarët kontrabandist dhe trafikant e parelarës të Saimir Shullazit, tezakët Habili dhe përdorimin e veturës zyrtare të tij, me targë AA 003 GB. Skafi dhe fuoristrada e Tahirit përdoreshin nga Habilët, por ishin me GPS nga partnerët!”.
“Polici dixhital denoncon: Saje qorri me tezakët e tij famozë, latifondist i Kanabisit!”. “Ja cili është Saimir Shullazi: Makinën time që përdorej nga tezakët Habilaj për trafik droge e kam shitur në të zezë, por paratë i mbaj të fshehur?!?!”, shkruhej në një mesazh tjetër të publikuar nga Berisha më 30 korrik 2016. Të gjitha mesazhet e publikuara nga Berisha rezultuan të vërteta pas publikimit të dosjes nga autoritetet italiane pas arrestimit të Habilajt.