Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një foto, dëshmi e një skandali në qarqet e larta, ku shfaqet kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës, Alfred Mullaraj, në gjendje të patëvetëdijshme. Nga një qytetar që e ka denoncuar me foto, vihet në dukje se Mullaraj sapo ka konsumuar kokainë.
Ish-kryeministri Sali Berisha, për të qënë korrekt me komentuesit e shumë që kanë hedhur dyshime për vërtetësinë e kësaj fotografie, i është përgjigjur një komentuesi, Elsi Ballës, i cili e ka pyetur se ku e kishte foton akuzuese.
“Përshëndetje Esli! – i drejtohet Berisha, komentuesve. – Miq, Elsi Balla, duke hedhur dyshime mbi vërtetësinë e denoncimit të qytetarit dixhital dhe pyet ku e ke foton e statusit të hedhur dje me titull “Akuzon Kryetarin e Këshillit të Qarkut si narkokryetar!”
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! – fton Berisha dhe ofron edhe foton e mëposhtme bashkë me mesazhin e saj si dëshmi.