Berisha publikon fotot: Akt barbar! Përdhoset nga Lal Plehu Tempulli i Shenjtë i Helvetive

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa fotografi ku shikohet rrëzimi përtokë i rrethimit të Selisë Qëndrore të Tarikatit të Helvetive në zemër të Tiranës, në lulishten përballë pallateve 9-katëshe.

Berisha ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Tiranë për përdhosje të këtij tempulli të shenjtë, përderisa bashkia ka ndërmarrë veprime kundër tij pa asnjë paralajmërim.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Perdhoset nga Lal Plehu tempulli e Shenjte i Halvetive!
I prishin rrethimin pa asnje paralajmerim Selise Qendrore te Tarikatit te Halvetive!

Lexoni mesazhin shikoni fotot e qytetarit dixhital.

Denoj me ashpersine me te madhe kete akt barbar qe qe perdhos nje tempull te shenjte, fyen dhe lendon rende mijra e mijra besimtare te ketij Tarikati te respektuar me kontribute te çmuara ne historine e besimeve ne Shqiperi. sb

Pershendetje z. Berisha! Po ju dergoj pamje nga akti me barbar i kryer nga bashkia Tirane. Pa asnje paralajmerim fadromat e bashkise kane shembur rrethimin e Selise Qendrore te Tarikatit Halveti, pa asnje komunikim shkresor, asnje paralajmerim. Mafia e ndertimit nuk po ndalet as para ndertesave te kultit.

1 44

Exit mobile version