Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar një foto në rrjetin social nga takimi i Presidentëve të Rusisë, Turqisë, Bullgarisë dhe Serbisë.
Berisha shkruan se, Vuçiç po flet me Putin dhe Erdogan edhe në emër të argatëve të tij në Tiranë dhe Prishtinë, Zografit Bis dhe Miladinit shqipfolës dhe vasalit të Shkupit, Zaev.
Reagimi i ish-kryeministrit vjen një ditë pas takimit të zhvilluar në Stamboll. Të mërkurën, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, përuruan gazsjellësin e ri me një ceremoni në Stamboll. Një pjesë e madhe e furnizimeve të gazit ka për destinacion tregun turk – një degë e tij është paraparë të furnizojë edhe vendet e BE-së me gaz natyror.
“Gazsjellësi do ta përmirësojë sigurinë energjetike në të gjthë Evropën”, tha Putin.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Fol Sandër të lumtë goja, fol e mbro të drejtat tona!
Miq, padroni Vuçiç po flet me Carin dhe Sulltanin edhe në emër të argateve të tj në Tiranë dhe Prishtinë, Zografit Bis dhe Miladinit shqipfolës dhe vasalit të Shkupit, Zaev! sb