Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një karikaturë të mjeshtrit të madh, Bujar Kapexhiu. “Karikatura e vitit! Rama: Betohem në Kushtetutë për byç….e tij. sb”, shkruan Berisha në postimin e tij në Facebook.
Vendimi dhe veprimi i paprecedentë që për shumë juristë të njohur quhet shkelje kushtetuese i Edi Ramës për delegimin e Genti Cakajt si ministër të Jashtëm, ka shkaktuar një debat të madh jo vetëm politik.
Nga ana tjetër edhe personalitete të rëndësishëm të diplomacisë shqiptare, janë deklaruar kundër kësaj zgjedhjeje të kryeministrit.
Kështu ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj e quajti Cakajn; të paaftë dhe me nam të keq, kurse ish- kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri u shpreh se plani i Ramës për vendosjen e Cakajt në krye të ministrisë është djallëzor.
Por me këtë temë edhe në rrjetet sociale kanë vërshuar me meme, për kryediplomatin e ri të Ramës.
Një gjetje mjaft pikante, nëpërmjet një karikature të përgatitur nga Bujar Kapexhiu në MAPO është bërë me të vërtetë virale. Duket se një nga idetë që kërkon të përcjellë mjeshtrit Kapexhiu është; Rama betohet formalisht te presidenti si ministër i Jashtëm, por de fakto është Cakajt, që e ka fshehur prapa prapanicës!