Berisha publikon provat që vërtetojnë se spiuni Meçollari është ngarkuar nga Rama për të shitur detin

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhet e oficerit madhor dhe zbuluesit dixhital në lidhje me Artur Meçollarin, ushtarakun e përfshirë në grupin negociator në negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë porsa i takon kufirit detar.
“Të dhëna të reja mbi spiunin që ngarkoi Edvin Kristaq Rama për t’i falur Greqisë fushat më të mëdha të gazit dhe naftës në Jon dhe Mesdhe!”, shkruan Berisha në Facebook, duke postuar më poshtë mesazhet e oficerit madhor dhe zbuluesit dixhital
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Lexoni mesazhet e oficerit madhor dixhital dhe zbuluesit dixhital!
– Ata hedhin poshte te gjitha mashtrimet e qeverise dhe dizinformimet e ndonje medie per kete problem. Muçollari, sipas provave te pakundershtueshme, ka qene i lidhur me agjensi zbulimi te vendeve jo anetare te NATO-s.
– Mimi Kodheli, duket kundrejt ryshfetit te majme ka hequr nga dosja provat qe i jane derguar gjykates!
– Çertifikatat e sigurise se NATO-s i leshojne vendet anetare!
Pra me kete çertifikate spiunin e pajisj Edi Rama!

Ketu me poshte keni mesazhet e tyre. sb
“1-Në lidhje me keq-shpërdorimin/interpretimet në media si dhe “tundjen dhe shkundjen” në komisionin e jashtëm të Kuvendit të certifikatës se sigurisë së personit në fjale, çmoj dhe Po Ju një vlerësim profesional shtesë:
2-Certifikimi i personelit&civil për të 4 nivelet, perfhsi COSMIC (në vartësi te funksionit brenda apo jashtë vendit) është përgjegjësi ekskluzive e vendeve anëtare, dhe nuk ka asnjë lidhje fare, me NATO-n. Nga ana tjetër, është tërësisht e pamundur, që NATO të marrë përgjegjësitë e certifikimit te p.sh. 3.6 milion ushtarak aktive që ka në hapësirën e 29 vendeve te saj!!
3- Para anëtarësimit, vendet nënshkruajnë marrëveshjen me NATO-n “Për administrimin dhe shkëmbimin e informacionit të klasifikuar”, nëpërmjet të cilës vendet garantojnë Aleancën për ngritjen e sistemit (ligjit, strukturave, infrastrukturave, pajisjeve dhe procedurave) që përmbush/garanton standardin e NATO-s. Këtë marrëveshje RSH e ka nënshkruar, në korrik 2008 (kam qene negociator teknik), dhe para anëtarësimit (Prill 2009), është realizuar projekti (CRONOS), që zbatohet dhe të gjitha vendet e saj”.

“Pershendetje Dr Berisha
jam oficer ne ministrine e mbrojtjes desha tju informoj disa gjera lidhur me Artur Meçollarin te cilin ju me te drejte e keni denoncuar si te larguar nga forcat e armatosura ne vitin 2012 si spiun dhe qe tani kerkojne te fshehin me mashtrime shkakun e largimit te tij
Se pari Artur Meçollari eshte larguar nga forcat e armatosura per lidhje agjenturore me agjensi te huaja zbulimi te dokumentuara me prova te pakundershtueshme.
Se dyti ai nuk eshte larguar nga forcat e armatosura per bashkpunim me sherbime apo individ te vendeve partnere siç trillonte para tre ditesh nje anonim i Ministrise se Mbrojtjes ne nje interviste dhene gazetarit Andi Bushati!
Se treti Artur Meçollari eshte larguar nga ushtria per lidhje me agjensi zbulimi te vendeve jo partnere pra jo antare te Natos!
Se katerti Artur Meçollari nuk ka paraqitur asnje ankese apo kundershtim per provat e paraqitura atij per largimin e tij nga Ushtria
Se pesti Mimi Kodheli kundrejt ryshfetit apo ndonje shkaku tjeter i ka fshehur me qellim gjykates provat e pakundershtueshme te implikimit te Muçollarit ne veprimtari agenturore dhe ka konsumuar nje veper penale per te cilen duhet te ndiqet penalisht”.

Artikulli paraprakBerlini nën shënjestrën e shërbimeve sekrete ruse
Artikulli tjetërJuventusi kursen Higuain; Allegri e dëshiron për Tottenhamin