Një denoncues ka bërë publik një rastë të paprecedent pasi policia në qytetin e Fierit është vënë në funksion të bandave.
Lajmin e ka bërë publik ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale. Sipas denoncuesit në datën 15 një qytetar ka bërë një denoncim për një grabitje të ndodhur dhe sipas tij Policia nuk ka marrë asnjë masë.
Sipas tij të përfshirë në ketë ngjarje kanë qenë punonjës policie të veshur me uniformë dhe se një nga policët që ka marrë pjesë në këtë ngjarje, quhet Bardhosh Selami.
Postimi i plotë
Ne Narkoshtet, narkopolicia dhe narkobandat jane nje!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje. Doktor dua te bej nje denancim per nje ngjarje qe ka ndodhur ne qytetin e Fierit. Policia eshte vene ne dispozicoin te bandave te trafikut te droges qe behet ne grykederdhjen e Vjoses. Diten e premte ne daten 15 nje qytetar ka bere denancim per dhunim, grabitje dhe tentative pengmarrje dhe po mbushet nje jave policia nuk ka bere asnje veprim sepse te pefshire ne kete ngjarje kapasur punonjes policie me uniform qe punojne ne drejtorin e Kufirit ne derdhje te Vjoses ku nisin dhe skafet me droge.
Ky grupe vepron ne gryke derdhjen e Vjoses me gjobe venie, grabitje rrembime dhe trafikun e droges drejt Italis. Punonjesi i policis qe eshte njeri nga pjestaret e grupit qe ka marre dhe pjese ne ngjarjen e dites se premte quhet Bardhosh Selami punonjes i kufirit ne Drejtorin e Policis Fier. Ky eshte narko shteti.
Anonim te lutem