Berisha publikon videon e protestës: Impianti i djegies së mbetjeve shtazore qelb Lezhën, narkozyrtarët mbushin xhepat

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dalë në krah të banorëve të Lezhës të cilët janë ngritur në protestë kundër ndërtimit të Impiantit të përpunimit dhe djegies së mbetjeve shtazore. Në një mesazh në Facebook, Berisha akuzon qeveritarët se po mbushin xhepat në një kohë që populli proteston.

“Impianti i djegies së coftinave qelb Lezhën. Populli proteston, narkozyrtarët mbushin xhepat. Lexoni mesazhin, shikoni videon e denoncimit të qytetarit dixhital”, shkruan Berisha duke publikuar edhe mesazhin e një banori.

“Unë kam punuar 20 e sa vjet në Evropë për të ndërtuar një shtëpi dhe tani na kanë hapur një fabrikë për djegien e kafshëve të ngordhura dhe vendi është kthyer nga lagje e preferuar në lagje qelbësirë dhe e pabanueshme. Je i vetmi person që kam shpresë se do ta publikosh problemin tonë”, shprehet banori.

Impianti “Inca” i përpunimit të mbetjeve shtazore në periferi të Lezhës ka krijuar problem të rënda për banorët e lagjes ish-ushqimore, pasi nuk i respekton kushtet mjedisore dhe mbetjet derdhen në Drin.

Pavarësisht se u përurua me bujë nga ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, sot, as ministri dhe as kryeministri Edi Rama nuk denjojnë as t’i kthejnë përgjigje peticionit të banorëve për një situatë që është kthyer në makth: era e rëndë e kafshëve të dekompozuara mbush ajrin, mbetjet derdhen në lumin Drin.

Impianti i djegjes se coftinave qelb Lezhen.Populli proteston, narkozyrtaret mbushin xhepat.Lexoni mesazhin, shikoni videon e denoncimit te qytetarit dixhital. sbUne kam punu 20 e sa vjet ne europ per te ndertuar nje shtepi dhe tani na kan hopur nje fabrik per djegien e kafsheve te ngorllura dhe vendi asht kthy nga legje e proferuar ne lagje qelpsire dhe e pabunushme. Je I vetmi person qe kam shpres se do e puplikosh problemin tone.

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 10. Juli 2020

Artikulli paraprakAgron Shehaj publikon videon: Projektet e Ramës kanë qëllim vetëm vjedhjen, duhet të largohet
Artikulli tjetërCovid-19 mbyll Bashkinë e Malsisë së Madhe, 7 raste të reja në Krujë