“Dëgjoni bisedën publike për blerje votash të Safet Gjicit, i cili thotë se këtë vit nuk do të blejmë më! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital se si mafiozi Gjici bleu mijëra e mijëra vota në Kamëz!”
Ky është denoncimi i fortë, që ka publikuar sot në rrjetet sociale, ish-Kryeministri Sali Berisha,nisur nga mesazhi me video i dërguar nga një qytetar. Qytetari ofron një dëshmi më shumë në skandalin e blerjes së votave nga PS-ja në zgjedhjet e viteve të fundit.
Përshëndetje zoti Berisha!
Jam një qytetar, që kam votuar për Safet Gjicin dhe kam marrë pjesë në grupin e tij zgjedhor në 2015.
Para disa kohësh ke nxjerrë një video për blerjen e votave në Kamëz për zgjedhjet lokale 2015!
Është ajo historia e bllokimit të kartave të identitetit të votuesve të djathtë. Janë bllokuar mbi 5 mijë karta identiteti dhe për çdo kartë janë paguar 50 mijë lekë.
Ka qënë lidhje direkte me zyrën e Ministrisë së Brendshme për verifikimin e kartave me ndihmën e motrës së Taulant Ballës dhe direkt Taulant Ballën. Nëqoftëse bëhen disa verifikime shumë të vogla, do të vërtetohej shumë thjesht.
Safet Gjici sot është kandidat për bashkinë Kukës. Vëllai i Safetit, Ladi, ka qënë drejtuesi kryesor dhe ideja e atij që të blejë kartat e votuesve të djathtë, që njihen në zonën e Kamzës.
Të lutem verifikoi këto zoti Berisha
Respekte!
Degjoni biseden publike per blerje votash te Safet Gjicit, i cili thote se kete vit nuk do blejme me!Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital se si mafiozi Gjici bleu mijra e mijra vota ne Kamez! sbPershendetje Zoti Berisha!Jam nji qytetar qe kam votuar per safet gjicin dhe kam marr pjese ne grupin e tij zgjedhor 2015.Para disa kohesh ke nxjerr nji video per blerjen e votave ne kamez per zgjedhjet lokale 2015!Eshte ajo historia e bllokimit te kartave te identitetit te votuesve te djathte… Jan bllokuar mbi 5 mije karta identiteti dhe per cdo kart jan paguar 50 mije lek. Ka qen lidhje direkte me zyren e ministrise se brendshme per verifikimin e kartave me ndihmen e motres se taulant balles dhe direkt Taulant Balles. Nqs behen disa verifikime shum te vogla do te vertetohet shum thjesht…Safet Gjici sot esht kandidat per bashkin kukesVllai i safetit, Ladi, ka qen drejtuesi kryesor dhe ideja e atij qe te blej kartat e votuesve te djathte qe njihen ne zonen e kamzes.Te lutem verifikoj keto zoti berishaRespekte
Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 11. Juni 2019