Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici, në cilësinë e drejtuesit politik të PS në qarkun Kukës ka kryer krim elektoral, pasi ka shpërndarë legalizime banesash gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit me urdhër të Edi Ramës, në këmbim të votave për socialistët.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar rastin në fjalë, duke ngritur një pyetje retorike: A nuk eshte blerje publike e votave kjo?
Sipas pamjeve që vetë ka shpërndarë në media, si drejtues politik i qarkut Kukës, Gjici në prani të Kryetarit të Bashkisë Has, ka shpjeguar se ka shpërndarë rreth 60 legalizime lokale dhe shtëpia, me urdhër direkt të Edi Ramës.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
A nuk eshte blerje publike e votave kjo? sb