Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku shkruan se, ka nisur transportimi i lëndëve narkotike me avion.
Berisha ka publikuar videon e një qytetari, në rrjetet sociale ku shihet një avion, ndërkohë që shkruan se, “avionët e narkoflotës të mafies së drogës vijnë e shkojnë në Kanabistan.”
“Koha e korrjes se mallit filloi! Avionët e narkoflotës të mafies së dorogës vijnë e shkojnë në Kanabistan! Nuk pushojnë! Prodhim i mbarë sezon pune! Shikoni videon e qytetarit dixhital italian nga brigjet e Kavajës! sb “, shkruan Berisha.
Postimi i plotë i ish Kryeministrit Berisha
Koha e korrjes së mallit filloi!
Avionët e narkoflotës të mafies së drogës vijnë e shkojnë në Kanabistan! Nuk pushojnë! Prodhim i mbarë sezon pune!
Shikoni videon e qytetarit dixhital italian nga brigjet e Kavajës! sb