Berisha publikon videon: Kush po gënjen Braçe apo…?

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku flet zv/kryeministri Erion Braçe dhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi.

Në këtë video të publikuar, të dy janë pyetur në lidhje me tragjedinë e Thumanës dhe përgjegjësinë e shtetit.

Braçe thotë se banorët janë lajmëruar, por s’di të thotë nëse janë ekspertuar pas tërmetit të 21 shtatorit pallatet.

Ndërsa Artur Bushi thotë se ato pallate kanë pasur vetëm çarje suvash dhe asgjë tjetër.

‘Dëshmi flagrante se si papërgjegjshmëria e kreut të meduzës, Edvin Mafiseë dhe Bushit të tij vrau 24 qytetarë në Thumanë me pallatet e bëra të pabanueshme nga tërmeti i 22 shtatorit.

Ndiqni videon!’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

Deshmi flagrante se si papergjegjshmeria e kreut te meduzes, Edvin Mafise dhe Bushit te tij vrau 24 qytetare ne Thumane me pallatet e bera te pabanueshme nga termeti i 22 shtatorit. Ndiqni videon! sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 16. Dezember 2019

Artikulli paraprakTabaku takime me biznesin: PD në terren, Qeveria vëmendjen e ka tek oligarkët për t’i lehtësuar me politika fiskale
Artikulli tjetërZgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme/ PD: Rama e përdori për show, qytetarët do të mbahen peng pa asnjë zgjidhje