Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku flet zv/kryeministri Erion Braçe dhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi.
Në këtë video të publikuar, të dy janë pyetur në lidhje me tragjedinë e Thumanës dhe përgjegjësinë e shtetit.
Braçe thotë se banorët janë lajmëruar, por s’di të thotë nëse janë ekspertuar pas tërmetit të 21 shtatorit pallatet.
Ndërsa Artur Bushi thotë se ato pallate kanë pasur vetëm çarje suvash dhe asgjë tjetër.
‘Dëshmi flagrante se si papërgjegjshmëria e kreut të meduzës, Edvin Mafiseë dhe Bushit të tij vrau 24 qytetarë në Thumanë me pallatet e bëra të pabanueshme nga tërmeti i 22 shtatorit.
Ndiqni videon!’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.