Berisha publikon videon: Ndiqeni si shpërthente Rama kundër Rrugës së Kombit…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video-dëshmi të fortë, me zë dhe figurë  të vitit 2009, ku kryeministri i sotëm Edi Rama shprehej fuqimisht kundër ndërtimit të Rrugës së Kombit.

“Ky është shpërthimi me zë dhe figurë i Edvin Kristaq Zografit, kundër rrugës së Kombit dhe Kosovës, kombit të tyre. Ndiqeni videon sipas dëshirës!” sugjeron Berisha. Dhe në fjalimin e Ramës mbajtur në qershor të vitit 2009 me elektoratin në Kukës, thuhet shprehimisht:

“Me haraçin që oborri kryeministror u ka marrë shqiptarëve për Rrugën e Kombit të tyre, mund të ndërtoheshin nga e para të gjitha rrugët e qarkut të Kukësit, të çdo fshati të Tropojës, Kukësit dhe Hasit; të gjitha çerdhet, kopshtet dhe shkollat që u duhen fëmijëve të këtij qarku; të gjitha qendrat shëndetësore që u mungojnë të sëmurëve; të gjithë ujësjellësit dhe kanalizimet që u duhen shtëpive dhe fushave të qarkut, pa ujë për të pirë dhe vaditur…”

Ky eshte shperthimi me ze dhe figure i Edvin Kristaq Zografit kunder rruges se Kombit dhe Kosoves (kombit te tyre). Ndiqeni videon sipas deshires! sb

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 28. Dezember 2019

Artikulli paraprakDeklarata e fortë e juristit: Rama ka krijuar institucione për t’u mbrojtur
Artikulli tjetërKryebashkiaku i Durrësit-Ramës: Në 3 janar njerëzit i nxjerrim nga hotelet…