Berisha publikon videon: Ndrikull Gryksia dhe Kumbar Gysi i raportojnë gënjeshtrat njëri-tjetrit

Ish-Kryemnistri Berisha ka publikuar një video në Facebook ku shkruan se, ndrikull Gryksia dhe Kumbar Gysi për të mashtruar qytetarët i raportojnë gënjeshtrat njëri-tjetrit.

Në video ata flasin për 500 borëpastruese e makineri të tjera, për 1500 puntorë, 5000 ton kripë dhe 37 kontrata për mirëmbajtjen e rrugëve.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Mos e humbisni këtë video!

Dëgjoni se si tre ditë pas kthimit nga Nusreti, Ndrikull Gryksia dhe Kumbar Gysi për të mashtruar qytetarët i raportojnë gënjeshtrat njeri tjetrit. Flasin për 500 borëpastruese e makineri të tjera, për 1500 puntorë, 5000 ton kripë dhe 37 kontrata për mirëmbajtjen e rrugëve. Kurse dje të gjitha ishin zero. Mijëra qytetar kaluan natën në rrugët e bllokuara, pa asnjë ndihme, asnjë borpastrurse, asnje kilogram kripë të hedhur. Në çdo vend të botës ata shkonin në qeli por këtu prokuroria është e partisë! sb

Exit mobile version