Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ironizuar Ardi Veliun, drejtorin e larguar të Policisë.
Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video e filmuar brenda një automjeti. Me muzikë në sfond, në mjet është krijuar një atmosferë haremi.
Duken dy persona, një prej tyre me uniformë policie, i cili i ulur në vendin e parë të pasagjerit hedh disa 50 mijë leshksha dhe kërcen, sikur të ishte në dasmë.
Në komentin që shoqëron videon, duke iu referuar largimit nga Ardi Veliut nga drejtimi i Policisë, Berisha shkruan: Narkodrejtori na iku por na bëri milionerë!!