Berisha publikon videon: Prokurori që mashtroi për vrasjen e Xhuvanit, sot kandidon për në SPAK-un e partisë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar prokurorin Alfred Shehu se mashtroi publikisht për ngjarjen e Elbasanit ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Prokurori i Elbasanit do të shprehej për mediat atëherë se në automjetin që u bë shkaktar për ngjarjen e rëndë nuk u gjetën materiale zgjedhore, por që më vonë pohoi të kundërtën.

Postimi ish-Kryeministrit Berisha

Prokurori mashtrues Alfred Shehu që deklaroi para gazetarëve se në makinën e kriminelit në Elbasan nuk u gjetën materiale zgjedhore dhe që më vonë thotë të kundërtën, kandidat për anëtar në SPAK-un e partisë! Rroftë narkodrejtësia e narkopartisë. sb

Exit mobile version