Berisha pyet Ramën: Çfarë donte vëllai yt 5 herë në makinën e kokainës të Xibrakës

Ish-Kryeministri Berisha i është drejtuar direkt kreut të qeverisë duke e pyetur për lidhjet e vëllait të tij Olsi Rama me grupin e kokainës të laboratorit të Xibrakës, i cili është hetuar nga prokurorët gjermanë. “Jep llogari këtu se çfarë donte vëllai yt pesë herë i dokumentuar duke lëvizur me makinën e kokainës të grupit të trafikantëve të Xibrakës”, i është drejtuar Berisha-Ramës.
Rama në disa seanca radhazi heziton t’i përgjigjet pyetjes së Berishës për lidhjet e vëllait të tij me grupin e kokainës. Në të gjitha rastet Rama ka heshtur, por në asnjë rast ai nuk ka mohuar lidhjet e vëllait të tij me grupin e trafikantëve të kokainës.

Artikulli paraprakBasha-Ramës: Je gati të dalësh lakuriq vetëm të heqësh vëmendjen nga Tahiri
Artikulli tjetërShqipëria në listën e vendeve që nuk e kontrollon dot korrupsionin dhe nuk i zbaton ligjet